Sulmuesi shqiptar dhuron “show” në Angli

- Bota Sot

Sulmuesi shqiptar dhuron “show” në Angli

Pasi u “zyrtarizua” ftesa nga Sylvinho te Kombëtarja pas 3 vjetësh “pauzë”, futbollisti me tipare ofensive Anis Mehmeti, është ftuar sërish te Shqipëria, kësaj radhe për fazën “Play-Off” të Kupës së Botës.

Për të kuptuar potencialin dhe aftësitë e 25-vjeçarit, mjaftonë të “skanojmë” sezonin aktualë në Championship, sikurse ndeshjen e sotme me ekipin e Ipswich Town kundër Millëall, e përfunduar 1:1.

Edhe pse Mehmeti nuk shënoi apo asistoi në gol, impakti i tij ishte i konsiderueshëm si numër “10” në fushë, i vlerësuar me notën 7.5 sipas “SofaScore”, i dyti me notën më të lartë tek të tijët.

Po ashtu, lojtari shqiptar tregoi nivel të lartë edhe në planin defensiv, 2 spastrime, 3 nga 3 duele të fituara, 1 bllokim apo 2 nga 3 duele me sukses në luftën ajrore.

Përsa i takon ndeshjes, golat u shënuan nga Clarke (Ipswich) në minutën e 41-të dhe Coburn (Millwall) 50-të. Pas 39 javësh në Championship, Ipswich mban vendin e 3-të me 69 pikë, aq sa ka edhe Millwall.



Lexoni të gjitha në Bota Sot