Struga Trim Lum shkon për fitore në Manastir

- Bota Sot

Struga Trim Lum shkon për fitore në Manastir

Struga Trim Lum, pas eliminimit të dhimbshëm me penallti nga Shkëndija e Tetovës në çerekfinalet e Kupës së Maqedonisë së Veriut, përqendrohet në kampionat dhe rikthehet në aksion në javën e 24-të, ku ndeshen me Pelisterin në Manastir.

"Ekipi është plotësisht i përqendruar për ndeshjen e sotme, e lamë pas ndeshjen e kupës kundër Shkendijës.

Pavarësisht faktit se nuk patëm një fillim të mirë në pjesën e pranverës, mund të them se si ekip do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit në garën për titullin e kampionit", tha futbollisti i Strugës, Lasana Diako.

Struga Trim Lum nuk ka humbur kundër Pelisterit në nëntë ndeshje radhazi.

"Numrat dhe tradita nuk kanë vlerë për mua. Gjithçka do të varet nga përqendrimi ynë në ndeshje.

Duhet të jemi të përgatitur, të vendosur dhe të shkojmë drejt një fitoreje të re, pa u rënduar me të kaluarën", theksoi Diako.

Ndeshja midis Pelisterit dhe Struga Trim Lum luhet sot, duke filluar në orën 14:30 në stadiumin "Petar Milloshevski" në Manastir.



Lexoni të gjitha në Bota Sot