Pelisteri - Struga Trim Lum, tradita flet në anën e struganëve!

- Bota Sot

Pelisteri - Struga Trim Lum, tradita flet në anën e struganëve!

Manastiri, një qytet ky me histori të bukur shqiptare, aty ku në vitin 1908 ishte mbajtur Kongresi i Alfabetit shqip, rezulton shumë pozitiv dhe me histori të bukur edhe për skuadrën e Struga Trim Lum.

Në këtë qytet, ekipi strugan nuk njeh disfatë përballë Pelisterit. Ndeshjen e parë ndaj këtij kundërshtari në Manastir, Struga Trim Lum e kishte zhvilluar me 15 shtator të vitit 2018-të, kur që të dyja këto skuadra garonin në Ligën e Dytë.

Bëhet fjalë për sezonin 2018/19, kur Struga Trim Lum kishte shkruar historinë, duke siguruar një vend për në Ligën e Parë. Ishte sezoni i vetëm dhe i fundit që skuadra strugane kishte luajtur në Ligën e Dytë, e që dominonte ndaj kundërshtarit të sotëm, Pelisterit, duke regjistruar dy fitore dhe një barazim në tre ndeshjet e zhvilluara brenda sezonit në fjalë.

Një fitore dhe një barazim në Manastir në dy ndeshjet e para të Ligës së Dytë, ndërkohë sa u përket ndeshjeve të zhvilluara në Ligën e Parë, kundër Pelisterit në transfertë, Struga Trim Lum regjistron një fitore dhe tre barazime, përfshirë këtu edhe barazimin e këtij sezoni të zhvilluar me datë 21 shkurt.

Ndryshe në Ligën e Parë këto dy skuadra mes vete janë përballur në 11 ndeshje  zyrtare, me Struga Trim Lum që numëron 7 fitore, kundrejt vetëm një fitore të Pelisterit, derisa 3 ndeshje janë mbyllur me barazime.

Disfatën e vetme Struga Trim Lum e ka pësuar 3 marsin e vitit 2021 në Strugë, edhe atë pas një goli të pranuar vetëm në minutën e 90-të.

Që nga ajo disfatë, në 9 ndeshje rradhazi Struga Trim Lum numëron 7 fitore dhe 2 barazime.

Në total ndaj Pelisterit, Struga Trim Lum ka zhvilluar 18 ndeshje, duke numëruar 13 fitore, 4 barazime dhe vetëm një disfatë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot