Como përforcon vendin e katërt, 3 pikë para Juventusit

- Bota Sot

Como përforcon vendin e katërt, 3 pikë para Juventusit

Skuadra e Comos, e drejtuar nga trajneri Cesc Fàbregas, nuk ka të ndalur në Serie A.

Como, para tifozëve të vet, ka triumfuar me rezultat 5:0 ndaj Pisa-s, në takimin e javës së 30-të.

Skuadra e Comos ka treguar edhe një herë se pozita e katërt në tabelë nuk është e rastësishme, por fryt i paraqitjeve të mira që nga fillimi i edicionit.

Díaz shënoi në minutën e 7-të, pastaj Douvikas (29’), Baturina (48’), Paz (75’) e Perrone (81’).

Como renditet në vendin e katërt me 54 pikë, tre më shumë se Juventus FC, që gjendet një pozitë më poshtë. 

Pisa mbetet në fund të tabelës me 18 pikë dhe me pak shpresa për mbijetesë në elitë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot