Skënderbeu fiton minimalisht, ngec Laçi

- Bota Sot

Skënderbeu fiton minimalisht, ngec Laçi

Kanë përfunduar 5 ndeshjet e fundit të javës së 28-të të Kategorisë së Parë.

Në duelet e zhvilluara sot pati surpriza, teksa u shënua një total prej 9 golash.

Pogradeci mori një fitore karakteri në transfertë përballë Burrelit, me shifrat 3-0.

Ndërkohë që Skënderbeu fitoi minimalisht në fushën e Besës, 1-0.

Surprizë ishte barazimi i Ilirisë me Laçin, me shifrat 1-1.

Ndërsa në ndeshjet e tjera, Kastrioti humbi 0-2 me Kukësin, ndërsa Korabi fitoi në shtëpi 1-0 përballë Luftëtarit.

Kështu, Skënderbeu mbetet në vendin e parë me 67 pikë, duke u ndjekur nga Laçi me 64 dhe Pogradeci me 61. Këta të fundit i afrohen më shumë vendit të dytë, çka do të thotë ngjitje direkte në Superiore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot