Hojlund thotë se mediat s`e pasqyruan drejt kohën e tij te United

- Bota Sot

Hojlund thotë se mediat s`e pasqyruan drejt kohën e tij te United

Futbollisti danez, Rasmus Hojlund, ka deklaruar se mediat daneze dhe ndërkombëtare e kanë krijuar një imazh të gabuar për periudhën e tij te Manchester United, duke e paraqitur situatën shumë më keq sesa ka qenë në të vërtetë.

Sulmuesi ka thënë se nuk qëndron që kalimi nga United te Napoli ishte një përpjekje për të rigjetur kënaqësinë në futboll, siç, sipas tij, ishte interpretuar nga mediat. 

“Isha i lumtur duke luajtur futboll në Manchester. E di që, sidomos në Danimarkë, mediat krijuan një imazh sikur gjithçka ishte shumë keq dhe se unë luaja shumë dobët, por unë nuk e shoh kështu”, është shprehur ai.

Hojlund ka theksuar se ndikimi i mediave në futboll është shumë i madh dhe shpesh i vështirë për t’u injoruar.

“Mediat kanë shumë ndikim në këtë botë të futbollit dhe është e vështirë të mos ndikohesh. Por ka shumë më tepër se kaq, prandaj unë gjithmonë përpiqem të mos ngrihem shumë lart dhe as të mos bie shumë poshtë”, ka shtuar ai. 

Pas transferimit te Napoli për sezonin 2025/26, Hojlund është cilësuar si i rilindur nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, duke shënuar trembëdhjetë gola në të gjitha garat.



Lexoni të gjitha në Bota Sot