Ndue Përgjokaj nuk është më kryetrajner i Dukagjinit

- Bota Sot

Ndue Përgjokaj nuk është më kryetrajner i Dukagjinit

Shkëlqimi dhe rënia si trajner e Ndue Përgjokajt.

Klubi i futbollit Dukagjini i Klinës ka marrë vendim që t‘i ndajë rrugët me Ndue Përgjokajn pas një krize të thellë të rezultateve. 

“KF Dukagjini njofton opinionin publik dhe tifozët se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Ndue Përgjokaj.

Klubi shpreh mirënjohjen më të sinqertë për kontributin, përkushtimin dhe punën profesionale të tij gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës sonë. 

Ne i urojmë trajnerit, Ndue Përgjokaj, shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e klubit.

Dukagjin i renditet në vend të gashtë me 34 pikë pas javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot