Roma e fut edhe më shumë në krizë ekipin e Ylber Ramadanit

- Bota Sot

Roma e fut edhe më shumë në krizë ekipin e Ylber Ramadanit

Skuadra e Romës ka arritur tre pikë të mëdha në luftë për një vend në Champions League. 

Romakët shënuan fitore në vatër të vet me rezultat 1:0 ndaj Lecce-s, në takimin e javës së 30-të të Serie A në futboll.

Futbollisti Ylber Ramadani u paraqit nga minuta e parë por pa fat që të marrin pikë në “Olimpico”.

Ramadani u zëvendësua në minutën e 85-të.

Futbollisti Vaz shënoi në minutën e 57-të për fitoren e Romës.

Roma është në vend të gjashtë me 54 pikë, tre më pak se vendi i katërt. Lecce bie në zonën e kuqe, në vend të 18-të me 27 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot