Aksident fatal: Një i vdekur në Piranë në magjistralen Prizren-Gjakovë

- Gazeta e Prizrenit

Aksident fatal: Një i vdekur në Piranë në magjistralen Prizren-Gjakovë

Më datën 22.03.2026, rreth orës 18:30, është raportuar një aksident trafiku në magjistralen Prizren–Gjakovë, në fshatin Piranë, Prizren përcjell Gazeta e Prizrenit.

Sipas informatave të para, një këmbësor është goditur nga një veturë gjatë tentimit për të kaluar rrugën. Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, këmbësori D.H., mashkull rreth 81-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për procedura të mëtejme.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit