Rasti i Festim Haxhiut, Vjosa i përgjigjet Vushtrrisë

- Bota Sot

Rasti i Festim Haxhiut, Vjosa i përgjigjet Vushtrrisë

Sot është lakuar edhe emri i futbollistit Festim Haxhiu.

Cila është situata e futbollistit?

Cili është statusi i futbollistit, i huazuar nga Vushtrria te Vjosa apo...?

Dokumentacioni i Vjosës

FC Vjosa e ka sqaruar rastin.  

“Përmes kësaj shkrese dëshirojmë t’ju njoftojmë se lojtari Festim Haxhiu është transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit nga FC Vushtrria dhe është i regjistruar në sistemet FIFA Connect dhe MyFFK si transfer i rregullt nga ky klub në KF Vjosa.

Gjithashtu, në fletë-lëshimin e lëshuar nga klubi përkatës evidentohet qartë ndërprerja e kontratës me lojtarin në fjalë.

Megjithatë, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e klubit tonë, pasi lojtari ka dorëzuar pajisjet e klubit, FC Vushtrria ka lëshuar një dokument ku pretendohet se lojtari është i huazuar tek KF Vjosa, duke theksuar se kjo është bërë me pajtimin e të dy klubeve, gjë që nuk qëndron.

Marrëveshja jonë ka qenë ekskluzivisht për transfer të përhershëm.

Sipas rregulloreve në fuqi, që një huazim të jetë i vlefshëm, ai duhet të nënshkruhet nga të tri palët: klubi huazues, klubi pranues dhe lojtari. Në këtë rast, një marrëveshje e tillë nuk ekziston.

Prandaj është e çuditshme se si vetëm për FC Vushtrrinë paska vlerë një huazim i nënshkruar vetëm nga vetë ata.

Për keqardhje, një qasje e tillë tregon nivel të madh injorance.

Për më tepër, edhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka verifikuar dokumentacionin dhe ka konfirmuar se transferimi i lojtarit Festim Haxhiu në KF Vjosa është transfer i rregullt dhe jo huazim, duke e vërtetuar kështu qëndrimin dhe të drejtën e klubit tonë.

Prandaj, çdo përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të paraqitur një situatë të pavërtetë para opinionit është e papranueshme dhe nuk ndryshon faktet e dokumentuara dhe të konfirmuara nga organet përkatëse”, thuhet nga Vjosa.



Lexoni të gjitha në Bota Sot