Po shkëlqen me Inter, Pio Espozito bëhet sulmuesi i katërt në historinë e zikaltërve që…

- Bota Sot

Po shkëlqen me Inter, Pio Espozito bëhet sulmuesi i katërt në historinë e zikaltërve që…

Françesko Pio Espozito po shkëlqen me Interin në sezonin 2025/26, duke realizuar gjashtë gola në Serinë A, teksa tundi rrjetën mbrëmjen e sotme në sekondën e 40-të, në duelin ndaj Fiorentinës.

Me këtë arritje, ai bëhet lojtari i katërt në historinë e klubit që shënon më shumë se pesë gola në një sezon të kampionatit para se të mbushë 21 vjeç, në epokën e tre pikëve për fitore.

Para tij, këtë sukses e kanë arritur vetëm Nikola Ventola, Obafemi Martins dhe Mario Balotelli.

Forma e tij e mirë po e bën një nga talentet më premtues të futbollit italian aktualisht. Espozito pritet të ketë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm te Interi në vazhdim të sezonit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot