Gattuso u kërkon lojtarëve italianë të mos ngarkohen me dështimet e kaluara

- Bota Sot

Gattuso u kërkon lojtarëve italianë të mos ngarkohen me dështimet e kaluara

Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, u kërkuar lojtarëve të lënë pas traumat e dështimeve të kaluara dhe të kenë qetësi e përqendrim kur Italia do të përballet me Irlandën e Veriut në gjysmëfinalen e "play-off" të Botërorit 2026 të enjten.

“Italia nuk ka luajtur në dy Kupat e fundit të Botës, por nuk ka nevojë t’i ngarkojmë lojtarët me presion. Këta janë lojtarë që kanë fituar Evropianin dhe kanë luajtur në finale të Champions League. Janë të mësuar me ndeshje të tilla”. "Nuk ka justifikime; duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e së enjtes”, ka shtuar ai.

Nëse kalojnë Irlandën e Veriut, italianët do të përballen në finale me Uellsin ose Bosnë e Hercegovinën më 31 mars.

Gattuso e ka konfirmuar se sulmuesi i Liverpool, Federico Chiesa, është larguar nga grumbullimi.

Ai kishte disa probleme fizike dhe vendosëm se nuk kishte kuptim të qëndronte këtu”, ka thënë Gattuso. “Kur dëgjova se kishte probleme dhe dyshime, mora vendimin. Ai nuk ndihej gati dhe vendosi të kthehej në shtëpi. Kur dikush dëshiron të largohet, është e drejtë ta lejojmë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot