Kosova nis përgatitjet për “play-off”, fokusi te ndeshja me Sllovakinë

- Bota Sot

Kosova nis përgatitjet për “play-off”, fokusi te ndeshja me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet për ndeshjet e “play-off” për kualifikim në Kupën e Botës, me fokus të plotë te gjysmëfinalja kundër Sllovakisë.

Sipas njoftimit nga Federata e Futbollit e Kosovës, “Dardanët” janë paraqitur të motivuar dhe me energji të lartë në seancën e parë stërvitore të mbajtur në Stadiumi Fadil Vokrri, duke reflektuar seriozitetin dhe përkushtimin për këtë sfidë të rëndësishme.

"Kombëtarja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet për ndeshjet e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, me fokus maksimal te gjysmëfinalja ndaj Sllovakisë. Dardanët janë paraqitur të motivuar dhe me energji të lartë në seancën e parë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke reflektuar seriozitetin dhe përkushtimin për këtë sfidë të rëndësishme. Përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 19 futbollistë në këtë seancë, ndërsa 6 të tjerë, që kanë qenë të angazhuar më shumë me klubet e tyre në ndeshjet e së dielës, zhvilluan stërvitje në palestër. Fokus, përkushtim dhe besim për sfidën e radhës! Seanca e radhës stërvitore mbahet nesër në orën 11:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”", ka shkruar FFK.

Paraprakisht Foda të hënën në konferencën për media, ka folur për ndeshjen me Sllovakinë. “Dardanët” do të përballen me Sllovakinë më 26 mars në Bratislavë, në kuadër të gjysmëfinales së "play-off" për Kupën e Botës 2026.

Foda thotë se është i vetëdijshëm se dueli me Sllovakinë, nuk do të jetë aspak i lehtë, megjithatë, ai është i bindur se Kosova mund të fitojë kundër sllovakëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot