Norvegjezi Eskas do të drejtojë ndeshjen Sllovaki - Kosovë

- Bota Sot

Norvegjezi Eskas do të drejtojë ndeshjen Sllovaki - Kosovë

Tashmë është zyrtare. Arbitri norvegjez Espen Eskas do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes Sllovaki - Kosovë.

Sllovakët dhe Dardanët do të përballen të enjten mbrëma në Bratislavë, në duelin gjysmëfinale të play-off-it për Kupën e Botës 2026.

Norvegjezi Espen Eskas do të asistohet nga Jan Erik Engan dhe Isaak Elias Bashevkin.

Në VAR do të jetë Rob Dieperink, kurse në AVAR Clay Ruperti, derisa gjyqtar i katërt është Nicholas Walsh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot