Caktohet gjyqtari për sfidën vendimtare të Kosovës

- Bota Sot

Caktohet gjyqtari për sfidën vendimtare të Kosovës

Gjyqtari norvegjez Espen Eskas është caktuar për të ndarë drejtësinë në ndeshjen mes Sllovakisë dhe Kosovës, e vlefshme për gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës.

Sipas njoftimit zyrtar, Eskas do të ndihmohet nga asistentët e tij Jan Erik Engan dhe Isaak Elias Bashevkin.

Ndërsa rolin e gjyqtarit të katërt do ta ketë Nicholas Walsh nga Skocia.

Ndërkohë, në sistemin VAR do të jenë të angazhuar dy gjyqtarë nga Holanda, Rob Dieperink dhe Clay Ruperti, të cilët do të asistojnë në vendimmarrjet kryesore gjatë takimit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot