Media sllovake: Vedat Muriqi është më i mirë se të gjithë sulmuesit sllovakë së bashku

- Bota Sot

Media sllovake: Vedat Muriqi është më i mirë se të gjithë sulmuesit sllovakë së bashku

Në ndeshjen play-off për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2026 mes Sllovakisë dhe Kosovës në Bratisllavë, arma kryesore e kundërshtarit do të jetë sulmuesi Vedat Muriqi, ka shkruar media sllovake “Sportovy”. 

“Ai ka shënuar më shumë gola për Mallorca-n këtë sezon sesa sulmuesit e kombëtares sllovake së bashku.

Nëse kombëtarja e futbollit të Sllovakisë dëshiron të kualifikohet në Kampionatin Botëror 2026, së pari duhet ta eliminojë Kosovën në gjysmëfinalen e play-off-it, të enjten më 26 mars në orën 20:45 në Bratisllavë.

Dhe nëse dëshiron ta eliminojë, duhet ta ndalë lojtarin më të mirë të saj, sulmuesin e rrezikshëm Vedat Muriqi (31)”, shkruan media sllovake.

“Ai ka statistika më të mira jo vetëm në kombëtare, por edhe këtë sezon në ligën spanjolle, sesa treshja e sulmuesve sllovakë Lubomír Tupta (27), Samuel Mraz (28) dhe David Strelec (24) së bashku — dhe këta luajnë në liga më të dobëta. Megjithatë, sllovakët kanë në mbrojtje Martin Valjent (30), i cili është mik shumë i mirë i Muriqit te Mallorca dhe e njeh atë shumë mirë.

Valjent ishte për herë të fundit në kombëtaren sllovake në shtator të vitit 2023. Në ndeshjen në shtëpi kundër Portugalisë (0:1), ai ishte në stol, për herë të pestë radhazi që ishte në listë, por nuk luajti asnjë minutë. Megjithatë, këtë herë pritet të luajë, sepse skuadra ka shumë nevojë për të kundër Kosovës.

Ai pritet të zhvillojë ndeshjen e parë për Sllovakinë që nga 13 qershori 2022 (humbja në Kazakistan 1:2). Dhe menjëherë do të përballet me një njohje të vjetër, të cilin e njohu shumë mirë gjatë më shumë se katër viteve së bashku te Mallorca”, shkruan media sllovake.

Ai madje e quajti atë një mik të shkëlqyer.

“Ndoshta një nga miqtë më të mirë që kam në jetën time futbollistike.

Ai është një sulmues i shkëlqyer dhe fantastik në lojën me kokë, ndoshta më i miri që kam parë ndonjëherë.

Njerëzit mendojnë se është një djalë i madh dhe i ashpër, por kjo është vetëm pamja e jashtme.

Ai është një njeri shumë i mirë, familjar dhe miqësor. Vedati është shumë modest,” tha ai për Muriqin.

“Shifrat flasin vetë. Aktualisht ai është golashënuesi i dytë më i mirë në ligën spanjolle me 18 gola.

astësisht, po aq gola kanë shënuar këtë sezon së bashku tre sulmuesit sllovakë që janë në listën e trajnerit Francesco Calzona (57).

Por ndërsa Muriqi i ka shënuar këto gola në elitën e futbollit spanjoll në 28 ndeshje, treshja sllovake në liga më të dobëta ka pasur nevojë për gjithsej 82 ndeshje.

Pa përmendur që në pothuajse të njëjtin numër ndeshjesh me kombëtaren, ai ka shënuar më shumë se tri herë më shumë gola se ata së bashku”, ka nënvizuar media sllovake.



Lexoni të gjitha në Bota Sot