‘Dardanët’ vijnë me një mesazh para sfidës Sllovaki-Kosovë

- Bota Sot

‘Dardanët’ vijnë me një mesazh para sfidës Sllovaki-Kosovë

Tifo-grupi i Kombëtares së Kosovë, “Dardanët”, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se interesimi për ndeshjen e ekipit kombëtar kundër Sllovakisë në Bratislavë është jashtëzakonisht i madh.

Sllovakia dhe Kosova do të përballen të enjten mbrëma në gjysmëfinalen e pley-off-it për Kupën e Botës.

Tifozët ‘Dardanët’ kanë caktuar një pikë-takim për të gjithë tifozët, ditën e enjte, për të organizuar mbështetjen dhe për të shmangur ekspozimet e panevojshme në kryeqytetin sllovak.

Dardanët bëjnë thirrje që të gjithë tifozët të bashkohen në vendtakimin e caktuar për të krijuar një atmosferë entuziaste dhe përkrahëse, dhe më pas të marshojnë së bashku drejt stadiumit.

“Është një ndeshje historike dhe besojmë se bashkë mund ta bëjmë të ndjeshme mbështetjen për djemtë tanë në fushën e blertë. Të enjten në Bratislavë do të dëgjohet kushtrimi i popullit kosovar. Besa-besë, si kaherë, ballëlartë dhe me duar në zemër, për Kosovën dhe për të ardhmen e saj!”, thuhet në njoftimin e tifo-grupit ‘Dardanët’.

Detajet e pikës së takimit:

Lokacioni: Gelato Point, Laurinská 780/2, 811 01 Staré Mesto, Slovakia Ora: 14:00 – 17:45.



Lexoni të gjitha në Bota Sot