Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë u realizuan dy programe rehabilituese – “Menaxhimi i Zemërimit” dhe “Shkathtësitë Sociale”

- Bota Sot

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë u realizuan dy programe rehabilituese – “Menaxhimi i Zemërimit” dhe “Shkathtësitë Sociale”

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë janë realizuar me sukses dy programe rehabilituese, “Menaxhimi i Zemërimit” dhe “Shkathtësitë Sociale”, të udhëhequra nga zyrtarët socialë të kësaj qendre.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se këto programe synojnë zhvillimin e aftësive personale dhe sociale të të burgosurve, duke ndikuar drejtpërdrejt në kontrollin e emocioneve, përmirësimin e sjelljes dhe marrjen e vendimeve të përgjegjshme.

“Ndihmojnë pjesëmarrësit jo vetëm gjatë qëndrimit në institucion, por edhe në përgatitjen për jetën pas lirimit.

Certifikatat u dhuruan nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ridvan Hoti, Drejtoresha për Trajtim, Trendelina Qorraj dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit në QP Prishtinë, Salih Ademi”, thuhet në njoftim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot