Nuk dihet kundërshtari e as formati i ndeshjes, por shiten të gjitha biletat e ndeshjes së Kosovës

- Bota Sot

Nuk dihet kundërshtari e as formati i ndeshjes, por shiten të gjitha biletat e ndeshjes së Kosovës

Nuk kaluan as tri orë, dhe tashmë biletat për ndeshjen e kombëtares së Kosovës të dielën, janë shitur të gjitha.

Paraditen e së martës, Federata e Futbollit e Kosovës vendosi në shitje biletat për ndeshjen e 31 marsit, të cilën Kosova potencialisht mund ta zhvillojë si finale, ose si miqësore.

Si finale, pasi nëse kombëtarja dardane fiton ndaj Sllovakisë të enjten më 26 mars, atëherë do ta luante finalen e “play-offit” të Botërorit, ndaj fituesit të përballjes Turqi – Rumani.

Mirëpo, nëse nuk arrihet kjo, atëherë Kosova do të luajë ndeshje miqësore me humbësin e po të njëjtit takim.

Ndonëse kishte paqartësi dhe pasiguri nga tifozët dardanë, të cilat u shprehën në komente të faqja zyrtare e FFK-së, megjithatë kjo ndeshje (ku nuk dihet kundërshtari dhe formati i ndeshjes) tashmë është “sold-out”.

“Të gjitha biletat për ndeshjen e 31 marsit janë shitur”, ka shkruar FFK-ja në “Facebook”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot