Haaland bën gjestin e rrallë

- Bota Sot

Haaland bën gjestin e rrallë

Sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland, ka tërhequr vëmendjen jo për golat, por për një veprim të veçantë jashtë fushës.

‘Ylli’ norvegjez ka blerë librin më të shtrenjtë në historinë e Norvegjisë, për një shumë rreth 116 mijë euro, dhe ka vendosur ta dhurojë për qytetin e tij të lindjes.

Bëhet fjalë për një botim unik të sagave të mbretërve të Snorri Sturluson, që daton në vitin 1594. Libri konsiderohet një thesar i rrallë kulturor dhe një nga veprat më të rëndësishme të trashëgimisë nordike.

Ai ishte pjesë e një koleksioni privat dhe u ble në ankand, 

Tashmë është konfirmuar se pas kësaj blerjeje historike qëndrojnë Haaland dhe babai i tij, Alf-Inge Haaland. Në vend që ta mbante për vete, sulmuesi vendosi t’ia dhuronte veprën komunës së Time, konkretisht qytetit Bryne, ku ai është rritur.

Në një deklaratë, 25-vjeçari shpjegoi arsyen e këtij vendimi: “Nuk kam qenë kurrë një lexues i madh, por dua që ky libër të jetë i hapur për të gjithë, që njerëzit të mësojnë për historinë dhe rrënjët tona.”

Ky gjest është vlerësuar shumë në Norvegji, pasi libri konsiderohet një “ikonë mes ikonave” dhe një pasuri e rrallë që tani do të jetë e aksesueshme për publikun.

Për të shënuar këtë dhuratë, Haaland ka planifikuar edhe organizimin e një konkursi për fëmijë dhe të rinj, duke synuar të afrojë brezat e rinj me historinë dhe kulturën e vendit të tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot