Rudiger rikthehet i fortë: Tani ndihem shumë mirë

- Bota Sot

Rudiger rikthehet i fortë: Tani ndihem shumë mirë

Mbrojtësi i Real Madrid, Antonio Rudiger, ka konfirmuar se është rikuperuar plotësisht nga problemet fizike që e shqetësuan muajt e fundit.

Në një prononcim për mediat gjermane, ai tregoi se ka kaluar një periudhë të vështirë me lëndime, por tashmë ndihet në formë optimale dhe gati për të luajtur pa probleme.

Rudiger pranoi se sezonin e kaluar shpesh luante me dhimbje, duke vendosur ekipin para shëndetit të tij.

Mbrojtësi gjerman theksoi se e kishte tepruar duke e sforcuar trupin, por tani ka mësuar të menaxhojë më mirë situata të tilla.

Ai shtoi se mentaliteti i tij luftarak dhe stili agresiv në mbrojtje janë pjesë e identitetit që e kanë ndihmuar të arrijë sukses te Real Madridi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot