Sllovaki-Kosovë, ndeshja do të transmetohet në një ekran gjigant në sheshin “Zahir Pajaziti”

- Bota Sot

Sllovaki-Kosovë, ndeshja do të transmetohet në një ekran gjigant në sheshin “Zahir Pajaziti”

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama ka njoftuar se tifozët ndeshjen mes Sllovakisë dhe Kosovës do të mund ta ndjekin në sheshin “Zahir Pajaziti”, një mbështetje për Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen vendimtare kundër Sllovakisë.

Sipas njoftimit, më 26 mars nga ora 20:45, Sheshi “Zahir Pajaziti” do të shndërrohet në një hapësirë të përbashkët për tifozët, ku ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në ekran gjigant. Kjo përballje konsiderohet historike, pasi Kosova synon kualifikimin e parë në Kampionati Botëror 2026.

Ndërkohë, Kryetari Rama ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen kësaj ngjarjeje, duke e cilësuar si një moment unik për unitet dhe përkrahje ndaj ekipit kombëtar.

“Bashkohu me mijëra tifozë dhe përjeto këtë përballje historike” - thuhet në thirrjen e tij.

Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet të enjten nga ora 20:45.



Lexoni të gjitha në Bota Sot