Rusia godet territorin e NATO-s

- Bota Sot

Rusia godet territorin e NATO-s

Shërbimi i sigurisë së brendshme të Estonisë njoftoi se një dron i lëshuar nga Rusia ka goditur oxhakun e një termocentrali në verilindje të Estonisë.

Një dron i lëshuar nga Rusia goditi oxhakun e një termocentrali në Estoni, njoftoi të mërkurën në mëngjes shërbimi i sigurisë së brendshme i vendit, sipas Euronews.

“Një dron goditi oxhakun e termocentralit në Auvere. Askush nuk u lëndua nga incidenti”, thuhet në deklaratën e këtij shërbimi, i njohur si ISS, duke shtuar se “droni hyri në hapësirën ajrore estoneze nga hapësira ajrore ruse”.

Termocentrali në Auvere ndodhet në verilindje të Estonisë, pranë kufirit me Rusinë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot