Nga spitali në “play-off”

- Bota Sot

Nga spitali në “play-off”

Prej muajsh lufton me një sëmundje, natyrën e së cilës nuk ka dashur ta zbulojë, “që të mos bëhej qendra e vëmendjes”.

Por nesër, në moshën 80-vjeçare, Mircea Lucescu do të drejtojë Rumaninë në kërkim të një vendi në Botëror, çka mungon prej 28 vitesh.

“Kur mjekët më thanë se mund të vazhdoja të trajnoja, u përqendrova tek ajo që duhet të bëja për Rumaninë, – tha ai për “The Guardian”, në prag të ndeshjes me Turqinë. – Fola me federatën dhe më thanë se nuk gjenin zgjidhje.

Nuk jam në formën më të mirë, ndaj do të tërhiqesha nëse do të kishte një alternativë.

Sidoqoftë këmbëngul; nuk mund të largohem si frikacak. Duhet të besojmë te kualifikimi”.

Në muajt e fundit është shtruar tri herë në spital, por ka qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me skuadrën, duke analizuar Turqinë:

“Do të luajmë në një atmosferë të pamundur.

E njoh mirë si është stadiumi i Besiktas. Nuk di si ta përballosh zhurmën, duhet t’iu shpjegoj lojtarëve çfarë i pret”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot