Rashkaj jep mesazh motivues për Dardanët

- Bota Sot

Rashkaj jep mesazh motivues për Dardanët

Ish-mesfushori i Kombëtares së Kosovës, në futboll Anel Rashkaj, ka ndarë një mesazh të fuqishëm motivues për ish-bashkëlojtarët e tij, përpara ndeshjes së ardhshme të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e përpjekjes maksimale në çdo moment të lojës.

“Nesër luftohet për çdo centimetër të fushës, për çdo aksion, për çdo top. Jepni gjithçka nga vetja. Historia nuk pret. Ajo shkruhet nga ata që guxojnë. Ju uroj ish-bashkëlojtarëve të mi shumë suksese. Jam me ju me zemër” - shkroi Rashkaj

Mesazhi i tij është një motivim i drejtpërdrejtë për ekipin, duke kujtuar se guximi dhe përkushtimi janë çelësi për të arritur suksesin në fushë.

Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:45.



Lexoni të gjitha në Bota Sot