Edhe pak ditë afat: Afro 3 mijë e 500 zyrtarë publikë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë

- Bota Sot

Edhe pak ditë afat: Afro 3 mijë e 500 zyrtarë publikë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri te përfundimi i afatit, mijëra zyrtarë publikë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka njoftuar se janë edhe 3 mijë e 405 zyrtarë publikë që ende nuk e kanë filluar këtë obligim ligjor.

Derisa, kjo agjenci ka bërë të ditur se këtij procesi deri më tash i janë nënshtruar 4 mijë 860 zyrtarë publikë, derisa edhe 2 mijë 88 zyrtarë të tjerë janë në përfundim të procedurave.

APK-ja ka vlerësuar se procesi është duke u zhvilluar në përputhje me procedurat ligjore dhe me një ritëm në rritje, ndërsa në këtë fazë përmbyllëse theksi mbetet në përmbushjen në kohë të obligimit nga të gjithë zyrtarët publikë.

Transparenca nuk është vetëm detyrim ligjor, por përbën themelin e besimit qytetar dhe të integritetit institucional. Prandaj, është e rëndësishme që secili, në kuadër të përgjegjësive të tij, të kontribuojë për një administratë më të hapur dhe më të përgjegjshme”, theksoi Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj.

Agjencia rikujton se mosdeklarimi, vonesa apo deklarimi i pasaktë i pasurisë përbëjnë shkelje të obligimeve ligjore dhe sanksionohen me gjoba, kallëzime penale dhe masa të tjera, ndërsa në raste të caktuara mund të shqiptohen edhe dënime me burgim dhe konfiskim të pasurisë së padeklaruar.

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë përmbllet më 31 marsi 2026 dhe janë 10 mijë e 353 zyrtarë publikë që duhet t’i nënshtrohen këtij procesi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot