Më 29 mars 2026 fillon llogaritja verore e kohës në Maqedoninë e Veriut

- Bota Sot

Më 29 mars 2026 fillon llogaritja verore e kohës në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se më 29 mars fillon llogaritja verore e kohës në Maqedoninë e Veriut.

Njoftimi i plotë

"Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale informon opinionin publik se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar Vendim për përcaktimin e fillimit dhe përfundimit të llogaritjes verore të kohës në vitin 2026, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 58, datë 19 mars 2026.

Sipas Vendimit të miratuar, llogaritja verore e kohës fillon më 29 mars 2026 në orën 02:00 duke lëvizur akrepat e orës për një orë përpara, përkatësisht koha nga ora 02:00 konsiderohet si 03:00", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale



Lexoni të gjitha në Bota Sot