Panik për Hysajn

- Bota Sot

Panik për Hysajn

Gazetari Alban Xhihani, zbuloi detaje nga stërvitja e fundit e Kombëtares shqiptare në Poloni.

Xhihani u shpreh se Hysaj mbylli stërvitjen pak më herët, por nuk duket për problem serioz.

Ndër të tjera, ai bëri edhe një parashikim për formacionin.

“Nuk dua të ngre panik, por Hysaj e mbylli pak më herët stërvitjen. Nuk besoj se bëhet fjalë për ndonjë dëmtim. Gjimshiti është i sigurt. Mund të ketë pak balotazh mes Ismajlit dhe Ajetit.

Në mesfushë Shehu, Laçi dhe Asllani. Në sulm, është pika interesante. Hoxha pritet favorit për krahun e majtë, pastaj mendoj dy vende për 3 lojtarë. Broja, Uzuni dhe Bajrami.

Ndaj Anglisë, luajtën Uzuni me Bajrami. Broja ka qenë pretendent për vendin në formacionin e Silvinjos. Mund të ketë hapësirë për Brojën në sulm.

Gjendja është e mirë. Shoh një vlerësim të jashtëzakonshëm për kundërshtarin. Më duken çunat me këmbë në tokë”, u shpreh Xhihani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot