Shehu: Polakët e mendojnë të sigurt fitoren ndaj Shqipërisë

- Bota Sot

Shehu: Polakët e mendojnë të sigurt fitoren ndaj Shqipërisë

Mesfushori Juljan Shehu foli me gazetarin Alban Xhihani, në prag të ndeshjes me Poloninë.

Në fjalën e tij, Shehu u shpreh se Kombëtarja ka një moment të mirë dhe tani është koha për ta kurorëzuar këtë.

Sipas tij, te polakët euforia është e madhe, duke e thënë se e kanë të sigurt fitoren.

“E ndjejmë rëndësinë e këtij takimi.

Këtë periudhë të mirë me Kombëtaren, është momenti ta kurorëzojmë. E dimë rëndësinë dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv.

Polonia nuk është se ka ndryshuar shumë. Polonia ka të njëjtin mentalitet si para 3 viteve, ndonëse trajneri ka ndryshuar.

Kualiteti nuk ka nevojë të komentohet. Si çdo ekip, kanë pikat e tyre të dobëta dhe shpresoj t’i godasim aty.

Një pikë e dobët, me çfarë kam dëgjuar, ato e kanë të sigurt fitoren.

Në këtë pikë që jemi ne, nuk ka ndeshje të lehta. Shpresojmë që euforia që kanë, t’iu rikthehet në ogur të keq.

Nuk e di pse e mendojnë ashtu. Unë mendoj se jemi ekipe të njëjta.

Kjo është ndeshje teke, finale. Nuk përbën diferencë individi në këtë ndeshje. Unë flas, nga çfarë nga opinioni publik”, u shpreh Shehu.



Lexoni të gjitha në Bota Sot