Yll Gashi vendimtar për Gjermaninë U19

- Bota Sot

Yll Gashi vendimtar për Gjermaninë U19

Talenti shqiptar i Bayern Munichut, Yll Gashi, ka qenë protagonisti kryesor në fitoren e Gjermanisë U19 ndaj Bosnjë-Hercegovinës, në kuadër të Grupit 4 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Uells.

Gjermania triumfoi me rezultat 2:1 në ndeshjen e parë të grupit, ndërsa ishte pikërisht Gashi ai që vulosi fitoren me golin e realizuar në minutën e 56-të.

Performanca e tij ishte vendimtare për tri pikët e para të ekipit gjerman në këtë fazë kualifikuese.

Pas kësaj fitoreje, Gjermania dhe Austria kryesojnë grupin me nga tri pikë, ndërsa Bosnjë-Hercegovina dhe Izraeli mbeten pa pikë në dy pozitat e fundit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot