MASh-ti shpall thirrje për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës

- Bota Sot

MASh-ti shpall thirrje për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës ka shpallur thirrje publike për nominimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, në përputhje me Ligjin nr. 04/L-135 për veprimtari kërkimore-shkencore.

Sipas njoftimit, institucionet shkencore në vend, përfshirë Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, universitetet, Institutin Albanologjik dhe Institutin e Historisë, janë ftuar të propozojnë kandidatë për këtë trup profesional që ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë në Kosovë.

Nominimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike.

Dhe, sipas kritereve të përcaktuara në thirrje, deri më 5 maj 2026 në ora 16:00, në adresat zyrtare të MASh-it.



Lexoni të gjitha në Bota Sot