Sfida Poloni-Shqipëri jo vetëm për historinë

- Bota Sot

Sfida Poloni-Shqipëri jo vetëm për historinë

Shqipëria do të provojë të marrë maksimumin në sfidën përballë Polonisë në Varshavë, për të shpresuar një kalim në fazën e fundit të play-off, aty ku mund të luajë me çiftin fitues Ukrainë-Suedi. 

Përtej faktit që kjo transfertë do të testojë formën e lojtarëve në fushën e lojës, kuqezinjtë në anën e tyre duhet të përballen dhe me statistikat jo të mira që kanë në duelet direkte me polakët.

Statistikat thonë se ky kundërshtar mbetet një "mace e zezë" për Kombëtaren shqiptare.

Në 15 përballje gjithsej mes tyre, skuadra pritëse ka 10 fitore, ndërsa tanët vetëm 2. 3 sfidat e tjera kanë përfunduar në barazim. 

Edhe në aspektin e golave, polakët janë dukshëm më të avancuar pasi distanca është e konsiderueshme. Polakët kanë shënuar plot 20 gola në portën shqiptare, ndërsa në krahun tjetër,

Shqipëria e ka gjetur 10 herë rrjetën. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot