Tahir Ahmeti: Sot, kur Kombëtarja luan në Sllovaki për histori, emocionet janë të papërshkrueshme

- Bota Sot

Tahir Ahmeti: Sot, kur Kombëtarja luan në Sllovaki për histori, emocionet janë të papërshkrueshme

Tahir Ahmeti, ish - futbollist i dëshmuar në gjeneratën e sakrificës (në vitet e 90-ta) në rezistencë ndaj regjimit serb dhe me sukses luajti edhe në vitet e pas luftës, është në emocione të thella para sfidës së sotme (20.45) mes kombëtares së Sllovakisë dhe Kosovës, e cila do të luhet në stadiumin në Bratisllavë.

Tahir Ahmeti shpreh optimizmin se djelmoshat tanë do të dalin ballëlart nga Bratisllava në ndeshjen e gjysmëfinales së play-off-it ku luftohet për një vend në Kampionatin Botëror.

Ahmeti ka publikuar në profilin e tij në facebook një fotografi të vitit 1999 te kombëtares së Kosovës.

“Foto e vitit 1999, menjëherë pas luftës, ku jam edhe unë duke përfaqësuar Kosovën në një ndeshje revyale, me shumë sakrificë, krenari dhe dashuri për vendin.

Sot, kur Kombëtarja luan në Sllovaki për histori, emocionet janë të papërshkrueshme.

Suksese djemve tanë, jemi gjithmonë me ju!”, ka shkruar Ahmeti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot