Agron Selmani: Forca e Kosovës është në identitetin e saj!

- Bota Sot

Agron Selmani: Forca e Kosovës është në identitetin e saj!

Kombëtarja e Kosovës është para sprovës si finale në Bratisllavë, ku sonte në orën 20.45 do të ndeshen me Sllovakinë, në ndeshjen e gjysmëfinales së play-off-it për një vend në Kampionatin Botëror në futboll.

Fituesi i kësaj sfide do të përballet me fituesin e ndeshjes Turqia – Rumania.

Trajneri i futbollit, Agron Selmani, beson e shpreson fuqishëm në vlerat e futbollistëve që ka kombëtarja jonë.

 “Sot nuk është vetëm një ndeshje, është një karakter, disiplinë dhe besim!

Kosova zbret në fushë përballë Sllovakisë në një duel ku nuk vendos vetëm cilësia e ekipit,

Sllovakia në këtë ndeshje është një favorit i lehtë me posedim më të madh të topit dhe strukturë të konsoliduar. 

Forca e Kosovës është në identitetin e saj!

Sot, Kosova ka krijuar, një ekip kompakt, të disiplinuar dhe të rrezikshëm. Ndeshja e mbrëmjes kërkon një qasje me kujdes, disiplinë dhe organizim taktik, por edhe ZEMËR.

Kosova nuk duhet të dorëzohet lehtë sepse kjo Kosovë nuk dorëzohet lehtë.

Kombëtarja e Kosovës është historia jonë në ndërtim dhe ne duhet të jemi krenarë jo vetëm kur ngriten por edhe kur rrëzohen, sepse ata sot nuk janë thjesht një ekip por historia jonë në ndërtim dhe krenaria jonë për ju nuk matet me rezultat. 

Ne jemi me ju në çdo hap, në fitore dhe në humbje sepse ju sot po shkruani historinë që nesër do të na bëjë të gjithëve më të mëdhenj.

Ne duhet të besojmë, ne e kemi detyrim të besojmë në këta djem, unë besoj se do të ndahemi mirë!”, ka shkruar Selmani në profilin e tij në facebook.



Lexoni të gjitha në Bota Sot