MLS i bën thirrje Salahut

- Bota Sot

MLS i bën thirrje Salahut

Jo vetëm Liga Profesionale Saudite, por edhe MLS po e vështron me vëmendje Mohamed Salahun.

Pasi njoftoi largimin e tij nga Liverpuli, ku luan që nga viti 2017, sulmuesi 33-vjeçar është tashmë subjekt i interesit nga disa klube.

Midis tyre, disa ekipe amerikane thuhet se po përpiqen të kalojnë të tjerët, siç pranoi komisioneri Don Garber në samitin e SBJ Business of Soçer në Atlanta: “Do të doja shumë ta shihja këtu”, tha Garber. “Ai do të ishte një lojtar i jashtëzakonshëm për MLS-në dhe ne mund t’i ofrojmë një rol të denjë për talentin e tij.”

Garber i bëri një apel të vërtetë Salahut: “Nëse vendos të vijë, ne do ta mirëpresim me krahë hapur. Do ta këshilloja të fliste me Lionel Mesin dhe Tomas Mylerin për të kuptuar sa të lumtur dhe të përmbushur janë këtu.”

Në vitet e fundit, MLS është përqendruar shumë te yjet evropianë mbi 30 vjeç: Mesi, Alba, Buskets dhe Suarez te Inter Majemi, Tomas Myler te Vancouver Ëhitecaps, Son Heung-min dhe Hugo Loris te Los Angeles FC dhe pas disa muajsh Antuan Griezman te Orlando City.

Për momentin, e ardhmja e Salahut mbetet e pasigurt. Agjenti i tij, Ramy Abbas, u përpoq të shuante thashethemet për transferime: “Nuk e dimë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Kjo do të thotë se askush tjetër nuk e di.”

Megjithatë, MLS shpreson ta bindë ish-lojtarin e Romës dhe Fiorentinës, duke shfrytëzuar përvojën pozitive të yjeve të tjerë në Amerikë. Gara për të siguruar yllin egjiptian është tashmë zyrtarisht e hapur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot