Gjithçka gati për duelin Sllovaki - Kosovë

- Bota Sot

Gjithçka gati për duelin Sllovaki - Kosovë

Tashmë jemi vetëm pak orë deri te fillimi i ndeshjes Sllovaki-Kosovë.

Sllovakët dhe Dardanët do të përballen në Bratislavë në gjysmëfinalen e pley-off-it për Kupën e Botës 2026.

Futbollistët e Kombëtares sonë nën drejtimin e Franco Fodës, në duel me sllovakët hyjnë të përgatitur dhe të motivuar maksimalisht për fitore në mënyrë që të bëjnë edhe një hap të madh drejt Botërorit 2026.

Atmosfera në kampin e Dardanëve, është mjaft e mirë dhe premtuese për një rezultat pozitiv në duel me sllovakët.

Ndërkohë, tifozët shqiptare nga shumë vende të botës tashmë kanë ‘pushtuar’ Bratislavën duke krijuar atmosferë fantastike në përkrahje të Kombëtares sonë, e cila sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj.

Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës fillon në orën 20:45.



Lexoni të gjitha në Bota Sot