Sylvinho vendos për formacionin përballë Polonisë

- Bota Sot

Sylvinho vendos për formacionin përballë Polonisë

Kombëtarja shqiptare do të përballet sonte me Poloninë, në ndeshjen e vlefshme për “play-off” e Botërorit 2026.

Sfida që do të zhvillohet në Varshavë, do të nisë në orën 20:45.

Tashmë, Sylvinho ka vendosur edhe për formacionin zyrtar sipas "Digitalb", duke surprizuar jo pak.

Surpriza nuk ka në portë, mbrojtje apo në mesfushë, por në repartin e sulmit. Ernest Muçi, Armando Broja dhe Anis Mehmeti janë lënë në stol.

Ndërkohë që nga minuta e parë në repartin ofensiv e nis treshja, Hoxha, Bajrami dhe Uzuni.



Lexoni të gjitha në Bota Sot