Haradinaj në përkrahje të Kosovës dhe Shqipërisë

- Bota Sot

Haradinaj në përkrahje të Kosovës dhe Shqipërisë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i ka dalë në përkrahje dy kombëtarëve, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë të cilat sonte i zhvillojnë ndeshjet e tyre më të rëndësishme në gjysmëfinalet e playoff-it ndaj Sllovakisë përkatësisht Polonisë, në rrugëtimin drejt kualifikimeve në Kampionatin Botëror.

“Sot është dita juaj djema, jemi me ju! Forca Kosovë. Forca Shqipëri”, ka shkruar ai.

Haradinaj në videon e publikuar u shfaq i veshur me ndërresën e “Dardanëve”.

Të dyja lojët nisin me fillim nga ora 20:45.



Lexoni të gjitha në Bota Sot