Kryeministri Albin Kurti motivon Kombëtaret: Ky është shekulli i shqiptarëve në sport

- Bota Sot

Kryeministri Albin Kurti motivon Kombëtaret: Ky është shekulli i shqiptarëve në sport

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mbështetje për Kombëtaren e Kosovës dhe të Shqiprisë para ndeshjeve të rëndësishme që zhvillohen sonte jashtë vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti theksoi rëndësinë e këtyre përballjeve për tifozët dhe gjithë kombin, duke përmendur ndeshjet mes Kosovës dhe Sllovakisë, si dhe Shqipërisë kundër Polonisë.

“Kosova me Sllovakinë, Shqipëria me Poloninë, të dyja në ndeshjet jashtë vendit, në sytë e gjithë kombit. Kurajo dhe forcë, me mendje dhe zemër, urojmë për fitore,” ka shkruar Kurti.

Ai shtoi se ky është një shekull i shqiptarëve edhe në sport, duke theksuar potencialin dhe talentin që po dëshmohet në arenën ndërkombëtare.

“Ëndrrat janë për guximtarët. Botërori plotësohet kur Kuqezinjtë dhe Dardanët zbresin në Amerikë. Forca, përpara dhe faleminderit për çdo emocion,” u shpreh ai.

Mesazhi i Kurtit vjen në një moment kur pritshmëritë janë të mëdha për të dyja Kombëtaret në rrugëtimin e tyre drejt sukseseve ndërkombëtare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot