Të detyruar nga FIFA, Shqipëria dhe rivali i saj i ardhshëm

- Bota Sot

Të detyruar nga FIFA, Shqipëria dhe rivali i saj i ardhshëm

Shqipëria është e detyruar nga FIFA, që të luajë një miqësore ndaj Ukrainës më 31 mars.

Ky takim është programuar për në orën 20:45, pikërisht në Valencia.

Sfida është e rezervuar mes dy humbësve të gjysmëfinaleve të “play off”. Shqipëria u mposht nga Polonia, ndërsa Ukraina e pësoi nga Suedia.

Në finalen e “play off” ndërkohë është rezervuar ndeshja Suedi-Poloni.

Kjo sfidë do të vendosë se cila prej tyre siguron biletën për Botërorin 2026.

Ukraina ishte favorite për të shkuar më tej, por u trondit nga Suedia. Shqipëria ndërkohë zhgënjeu, edhe pse gjeti e para avantazhin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot