Maqedonia mundet 4:0 nga Danimarka

- Bota Sot

Maqedonia mundet 4:0 nga Danimarka

Maqedonisë e Veriut në futboll pësoi disfatë në ndeshjen e zhvilluar në Kopenhagë, ku Danimarka shënoi fitore bindëse me rezultat 4:0 dhe të gjitha golat bien në pjesën e dytë.

Maqedonia udhëtoi me ambicie për të marë një rezultati pozitiv, kjo nuk u materializua në fushë.

Ndeshja solli zhgënjim edhe për trajnerin Goce Sedloski, i cili pati një debutim të pasuksesshëm në stolin e Maqedonisë.

Në pjesën e parë,Maqedonia u mbrojt në pjesën më të madhe te ndeshjes vendasit dominuan në posedimin e topit dhe krijimin e rasteve.

Megjithatë, falë disa ndërhyrjeve të sigurta nga Stole Dimitrievski, porta mbeti e paprekur deri në pushim.

Mirëpo kjo gjendje u ndryshua plotësisht pas pushimit.

Danimarka mori epërsinë vetëm katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kur, pas një reagimi të dobët të mbrojtjes, Damsgaard shfrytëzoi situatën dhe e çoi topin në portë.

Pak më vonë erdhi edhe goditja e dytë. Damsgaard asistoi, dhe Isaksen shërnon saktë për 2:0. Maqedonia dështoi që të konsolidojë radhët e saja dhe i njëjti lojtar u regjistrua përsëri në listën e golashënuesve dhe e çoi avantazhin në 3:0.

Rezultati përfundimtar 4:0 u vendos pas goditjes nga këndi të Eriksenit, kur Norgaard reagoi më mirë në rrëmujën para portës dhe e dërgoi topin në rrjetën e portës së Dimitrievskit.

Me këtë humbje, eliminohen.nga gara e play-off-it për një vend në finale për në t/u kualifikuar në Kampionatin Botëror.



Lexoni të gjitha në Bota Sot