Berat Gjimshiti "harron" humbjen në Varshavë

- Bota Sot

Berat Gjimshiti "harron" humbjen në Varshavë

Ndeshja me Poloninë e humbur në Varshavë me rezultatin 1-2, shkaktoi zhgënjim dhe mërzi te Kombëtarja shqiptare e cila i dha lamtumirën "ëndrrës amerikane" drejt Botërorit 2026.

Mirëpo, pas kësaj disfate, ka një arsye për të gëzuar në kampin kuqezi dhe bëhet fjalë pikërisht për kapitenin Berat Gjimshiti.

Shtatlarti i mbrojtjes luajti ndeshjen e 70-të me Shqipërinë, një shifër jubile që tregon se sa i rëndësishëm ka qenë 33-vjeçari në formacionin e fiksuar nga trajneri Sylvinho.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në rrjetet sociale dhe këtë moment të veçantë për lojtarin që aktivizohet në kampionatin italian te Atalanta, duke uruar Gjimshitin për këtë arritje personale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot