Incident i rëndë para ndeshjes me Suedinë

- Bota Sot

Incident i rëndë para ndeshjes me Suedinë

Një ngjarje e pakëndshme ka tronditur kombëtaren e Ukrainës pak para gjysmëfinales së play-off-it ndaj Suedisë.

Futbollistët dhe stafi teknik janë grabitur gjatë qëndrimit në një hotel në Benidorm, në prag të udhëtimit drejt Valencia për ndeshjen vendimtare.

Sipas gazetarit Igor Burbas, vjedhja ka ndodhur në momentin kur dhomat ishin bosh. Autorët kanë marrë para cash, ora dhe sende të tjera me vlerë, përfshirë 1,800 euro që i përkisnin një asistenti të stafit teknik.

Ky incident ka ndikuar edhe në aspektin psikologjik të skuadrës, e cila tashmë përballet me vështirësi për shkak të situatës në vend.

Ukraina u mposht më pas 3-1 nga Suedia, duke humbur mundësinë për t’u kualifikuar në Botërorin 2026.



Lexoni të gjitha në Bota Sot