Xheko: Mes Italisë dhe Bosnjës nuk ka skuadër favorite

- Bota Sot

Xheko: Mes Italisë dhe Bosnjës nuk ka skuadër favorite

Sulmuesi i Bosnjë dhe Hercegovinës, Edin Xheko, ka folur për sfidën vendimtare ndaj Italisë, e vlefshme për finalen e play-off-it për Botërorin.

Në prag të përballjes që do të zhvillohet në Zenicë, veterani theksoi se nuk ka një ekip favorit.

“Është e vështirë të thuhet se kush është favorit.

Edhe pse luajmë në shtëpi, nuk mund të konsiderohemi të tillë”, u shpreh Xheko, duke vlerësuar forcën e kundërshtarit.

Bosnja vjen në këtë sfidë pas një kualifikimi dramatik ndaj Uellsit, të cilin e eliminoi pas goditjeve të penalltive. “Ishte një ndeshje e madhe ndaj një rivali të fortë.

Kemi treguar cilësi, por edhe pak fat. Tani duhet të rikuperohemi dhe të përgatitemi për Italinë”, shtoi ai.

Në fund, Džeko theksoi rëndësinë e kualifikimit: “Të shkojmë në Botëror do të thotë gjithçka. Jo vetëm për mua, por edhe për gjeneratën e re. Ka shumë talent në këtë skuadër dhe do të ishte fantastike për të ardhmen e tyre”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot