Tonali: Kishte tensione, pas golit të parë u çliruam

- Bota Sot

Tonali: Kishte tensione, pas golit të parë u çliruam

Një gol dhe një asist… Sandro Tonali ishte udhëheqësi kryesor i Italisë, që me fitoren ndaj Irlandës së Veriut në Bergamo u afrua shumë me Botërorin e ardhshëm. Megjithatë, mbetet edhe një finale për t’u fituar, ndaj Bosnje Hercegovinës. Axurrët do të ndeshen me presion, siç vetë Tonali e pranoi:

“Ishte pak si riprodhimi i ndeshjes këtu me Estoninë, ata luajtën shumë fizikisht. Ne ishim të zotë për të shfrytëzuar momentet e pakta pozitive që patëm”.

Tonali shtoi: “Ishim nervozë, në fillim të pjesës së dytë kishte tension.

Pas golit të parë u liruam mendërisht. Fatmirësisht mbetëm gjithmonë të fokusuar, duke lejuar shumë pak raste të rrezikshme nga këndvështrimi i topave të lirë.

Mendoj se ky është një injeksion pozitiv shumë i rëndësishëm, por fatkeqësisht nuk kemi tjetër zgjedhje përveçse të fitojmë edhe në finale”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot