Fitorja kundër Sllovakisë mosnjohëse, Mujanoviq befason për Kosovën

- Bota Sot

Fitorja kundër Sllovakisë mosnjohëse, Mujanoviq befason për Kosovën

Analisti boshnjak, Jasmin Mujanoviq, ka shkruar për ndeshjen e luajtur të enjten mbrëma në mes të Sllovakisë dhe Kosovës, të cilën Dardanët e fituan me rezultat 3:4.

Mujanoviq ka thënë se për këtë fitore të Kosovës ia vlen të rikujtohet fakti se FIFA ka qëndrim më të ndjeshëm ndaj shtetit të Kosovës sesa Bashkimi Evropian.

“Vlen të kujtohet se pas humbjes së Sllovakisë ndaj Kosovës mbrëmë në kualifikueset e Kupës së Botës (një vend që as nuk e njeh sovranitetin e Kosovës!), FIFA/UEFA kanë një qëndrim më të ndjeshëm ndaj shtetësisë së Kosovës sesa BE-ja”, ka shkruar Mujanoviq.

Kosova po bëhet gati për finalen e play-off-it që luhet të martën e 31 marsit dhe fitorja e dërgon në Kampionatin Botëror që mbahet në SHBA. Kanada e Meksikë gjatë këtij viti..



Lexoni të gjitha në Bota Sot