Dëmtimi që shkatërroi gjithçka

- Bota Sot

Dëmtimi që shkatërroi gjithçka

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Medon Berisha, ka kryer sot ndërhyrjen kirurgjikale për dëmtimin në tendinën e femurit të djathtë, i cili i mbylli atij para kohe sezonin.

Ishte vetë klubi i Leçes ai i cili bëri të ditur se mesfushori kishte kryer me sukses ndërhyrjen në një klinikë të specializuar në Finlandë, me një nga profesorët më të njohur për kirurgjinë sportive në Europë.

“Berisha iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale këtë mëngjes pas një këputjeje në tendinin e djathtë te femurit të mbrapmë.

Operacioni, i kryer nga Profesor Lase Lempainem në Spitalin Pihlajalina në Turku të Finlandës, u mbyll me sukses të plotë”, shkruhej në njoftimin e Leçes rreth situatës së mesfushorit.

“Forca Medon, të presim sa më shpejt në fushë”, shkruante klubi i Leçes rreth mesfushorit të Kombëtares shqiptare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot