Kombëtarja e Kosovës ngritet në renditjen e FIFA-s

- Bota Sot

Kombëtarja e Kosovës ngritet në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka avancuar një vend në renditjen botërore të FIFA-s pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.

Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova është ngritur nga vendi i 79-të në të 78-in. 

Përveç ngritjes në renditje, “Dardanët” fituan edhe 16.59 pikë, të cilat mund të përmirësohen më tej nëse sigurojnë historikisht vendin në Botëror.

Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot