Legjenda e komentimit dhe e gazetarisë sportive në Kosovë, Agim Kasapolli, shprehet i lumtur për triumfin e kombëtares së Kosovës në Bratisllavë, me rezultat 4:3 ndaj Sllovakisë në ndeshjen e gjysmëfinales së play-off-it për një vend në Kampionatin Botëror në futboll.
Nga ana tjetër është i zhgënjyer me dështimin e Shqipërisë, ku pësuan humbje në Varshavë me rezultat 2:1 nga Polonia.
“Kosova shkëlqeu, Shqipëria zhgënjeu.
Trajneri gjerman Foda sovran inkuadron vetëm lojtarët që kanë formë të mirë, ndërsa braziliani Selvinjo eksperimenton.
Trajneri Foda vendos vet për formacion, kurse Silvinjos i diktohet se kush duhet të luaj!
Andej e këndej kufirit lojtar shqiptar por Kosovën e drejton Franco Foda i Gjermanisë pikë”, - ka shkruar Kasapolli në profilin e tij në facebook.