Dramë te Argjentina

- Bota Sot

Dramë te Argjentina

Një nga emrat më premtues të futbollit argjentinas, Hoakin Paniçelli, do të humbasë Botërorin 2026, pasi është dëmtuar në stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore të kampioneve të botës në fuqi me Mauritaninë.

Lajmin e ka konfirmuar Federata Argjentinase e cila ka bërë të ditur se lojtari i grumbulluar nga Lionel Skaloni, kishte pësuar dëmtim të ligamentit kroçiat dhe do t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale, duke qëndruar jashtë fushave të lojës për të paktën 6-8 muaj.

Futbollisti 23-vjeçar ka qenë dukshëm i dëshpëruar për këtë situatë, pasi shihej si një nga emrat që mund të bëheshin pjesë e listës së 26 të përzgjedhurve për Botërorin.

“Ndonjëherë nuk e kuptoj mirë se si funksionon e gjithë kjo historia rreth meritokracisë dhe padrejtësisë…

Por jam i sigurt se, nëse flasim për meritë, askush nuk e meriton këtë.

Sot po kaloj një nga periudhat më të vështira të jetës sime, me shumë objektiva që mund të arriheshin. Megjithatë, gjithmonë kam qenë i vështirë të thyhem dhe nuk do të doja që askush të ndiente mëshirë.

Për fat të mirë, asgjë në jetë nuk më është dhuruar ndonjëherë. E njoh nga afër kënaqësinë e dhënies së gjithçkaje për diçka dhe fitimit të shpërblimit në fund.

Jeta më ka borxh ëndrra për t’i realizuar. Dhe nuk do të m’i japë në mënyrë të thjeshtë, do t’i fitoj.

Siç kam bërë gjithmonë. Faleminderit për të gjitha shfaqjet e dashurisë”, shkruante sulmuesi i Strasburgut në rrjetet sociale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot